image Vetura nga Serbia pa stikersa qëndron para stacionit të policisë në Gjakovë - Sinjali

Vetura nga Serbia pa stikersa qëndron para stacionit të policisë në Gjakovë

news image

Pavarësisht se policia duhet t’i gjobisë të gjitha automjetet e Serbisë që hyjnë dhe qarkullojnë pa stikersa në territorin e Kosovës, shumë automjete nuk po e respektojnë këtë vendim.

Sipas një fotografie që një sinjalizues e ka dërguar në adresë të Sinjalit, shihet që një veturë me targa të Beogradit, pa stikersa, ka qëndruar para stacionit policor në Gjakovë.

Sinjalizuesi ka thënë që para objektit të policisë ka pasur policë të shumtë që nuk kanë reaguar për këtë shkelje të marrëveshje dhe nuk i kanë dënuar.

“Përshëndetje, një veturë me targa të Serbisë para stacionit policor të Gjakovës. Çka më la përshtypje para stacionit policor plot policë tu pi cigare jashtë. Dhe përshtypja e dytë po në atë vend dy vetura policë tu dënu kerre në parking të qebaptores e kurse ai shoferi me targa të Serbisë nuk iu pengojke”, ka thënë ai për Sinjalin.

Marrëveshja për stikersat është nënshkruar mes Kosovës e Serbisë pas tensioneve të shumta në veri për vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për automjetet që hyjnë nga Serbia.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: