Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Veterniku” të Prishtinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka mbetur i lënduar dhe është parë i shtrirë në rrugë menjëherë pas aksidentit. Qytetarët që ndodheshin aty kanë reaguar duke i ofruar ndihmën e parë deri në ardhjen e ekipeve emergjente.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk dihen dhe janë duke u hetuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!