Më 4 tetor ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa. Por kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një veturë ka lëvizur në qendër të Prishtinës, por nuk i ka pasur të mbuluara simbolet shtetërore të Serbisë.