image Vetura me targa të Serbisë shëtitet pa stickersa në Prishtinë (FOTO)

Sinjalizime

Vetura me targa të Serbisë shëtitet pa stickersa në Prishtinë (FOTO)

news image

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, disa automjete me targa të kësaj të fundit po vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët e Kosovës, pa stickersa të cilat mbulojnë simbolet shtetërore, siç e parasheh marrëveshja, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një fotografi të realizuar sot në Hajvali të Prishtinës.

Në këtë fotografi shihet një veturë me targa VR- 138 – OS, nga Vranja e Serbisë, në të cilën nuk janë të vendosura stickersat për t’i mbuluar simbolet shtetërore.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre.

Afishe të cilat mbulojnë simbolet shtetërore në targat e tyre duhet t’i vendosin edhe qytetarët që udhëtojnë në Serbi me automjete me targa të Kosovës./GazetaSinjali/