Tashmë kanë kaluar muaj që kur është filluar zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, për çështjen e targave, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë pikë parashihet që Kosova dhe Serbia të mbulojnë emblemat shtetërore të targave të njëra-tjetrës, por një gjë e tillë po del të jetë problematike në Kosovë.
Kjo pasi që gjatë ditës së sotme sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje të një veture e cila shihet duke qarkulluar lirshëm në Çagllavicë, në Prishtinë.
Në pamje shihet se vetura me targa serbe është duke qarkulluar pa mbuluar emblemën shtetërore.