Më 4 tetor të vitit të kaluar ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa. Por kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë.
Së fundmi, një sinjalizues na ka dërguar fotografi të një veture me targa të Serbisë duke qarkulluar në magjistralen Prishtin- Ferizaj.
Ai i tha Sinjalit se veturën e ka parë dje afër “Hib Petrol” në Ferizaj.
Siç shihet në foto, vetura është me targa të qytetit shqiptar në Serbi, Bujanocit.