Një veturë ku po udhëtonin katër të rinj është aksidentuar pranë kryqëzimit të Patokut në Laç të Shqipërisë, ku si pasojë dy prej tyre kanë marrë plagë të lehta.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës që veturës “Mercedes Benz” i është bërë nga një tjetër automjet.
Makina ku po udhëtonin katër të rinjtë është fundosur në ujë, pranë kanalit ku ndodhi aksidenti.
Të rinjtë kanë mundur të dalin nga makina, por dy prej tyre u dërguan në spital me plagë të lehta./ Gazeta Sinjali/