Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, më saktësisht në fshatin Përparim.
Siç ka bërë të ditur policia, 43-vjeçari E.S., banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.
Për shkak të plagëve të marra, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, raportojnë mediat në Shqipëri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /Gazeta Sinjali/