image Vetura godet një vajzë me biçikletë në Prizren, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Vetura godet një vajzë me biçikletë në Prizren, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, ku një veturë ka goditur një biçikletë, të cilën ishte duke e vozitur një vajzë.

Shoferi i veturës, pas aksidentit e ka dërguar në urgjencë të goditurën për tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, çiklistja nuk ka pësuar lëndime të rënda, ajo menjëherë pas trajtimit mjekësor është dërguar për në shtëpi.

Ndërkaq, shoferi i veturës është liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/