image Vetura godet një tufë derrash në autostradën "Ibrahim Rugova", lëndohet shoferi

Siguri

Vetura godet një tufë derrash në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet shoferi

news image

Pak më parë u raportua për një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një veturë ka goditur disa derra.

Detaje për Sinjalin kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi, Baki Kelani tha se shoqata e gjuetarëve kanë tërhequr derrat e egër.

Ai gjithashtu tha se lëndime nga ky aksident ka marrë shoferi i automjetit, i cili tani është në gjendje stabile.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën ,,Ibrahim Rugova” km-39 në Duhel një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalur në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostradë. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirëmbajtje të rrugës. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth ores 21:30 rruga është hapur plotësisht për qarkullim”, ka thënë Kelani.

Më poshtë pamjet:

/GazetaSinjali/