image I shpëtoi nga dora nënës dhe u godit nga makina, humb jetën 7-vjeçari në Elbasan

Shqipëri

I shpëtoi nga dora nënës dhe u godit nga makina, humb jetën 7-vjeçari në Elbasan

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit.

Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet në rrugën Elbasan-Librazhd.

Fëmija duke kaluar rrugën për në shkollë, i ka shpëtuar nga dora nënës dhe është përplasur nga makina.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ku automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur fëmijën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan TopChannel.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/