image Vetura godet një këmbësore në Prizren

Siguri

Vetura godet një këmbësore në Prizren

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje herët në mëngjes në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se shoferi nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Gjendja e këmbësores pas trajtimit është stabile dhe e njëjta është liruar për në shtëpi, kanë njoftuar këto burime.

/GazetaSinjali/