image Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Siguri

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

news image

Një person është lënduar për shkak se është goditur nga një veturë në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, në udhëkryqin e rrugëve ‘Agim Ramadani’ me ‘Xheladin Rekaliu’, ka ndodhur një aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime trupore ka marrë këmbësori”, tha ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merret njësia e trafikut./Gazeta Sinjali/