image Vetura godet një grua të moshuar në Prizren, 71-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Vetura godet një grua të moshuar në Prizren, 71-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

news image

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite edhe në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një veturë ka goditur një grua të moshuar.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme të shoferit.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 71-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Megjithatë, ajo është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

/GazetaSinjali/