image Vetura godet një fëmijë 5-vjeçar në Vushtrri, transferohet në QKUK

Siguri

Vetura godet një fëmijë 5-vjeçar në Vushtrri, transferohet në QKUK

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, ku një veturë ka goditur një fëmijë pesë-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda QKUK, se fëmija si pasojë e lëndimeve fillimisht është trajtuar në spitalin rajonal në Vushtrri, pastaj është dërguar për ekzaminim në këtë qendër.

Siç mëson Sinjali, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Për detaje shtesë, Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/