image Vetura godet motoçiklistin në Fushë-Kosovë, i shkakton lëndime të rënda

Siguri

Vetura godet motoçiklistin në Fushë-Kosovë, i shkakton lëndime të rënda

news image

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete, para pak çastesh në lagjen “Dardania” në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi i lënduar ishte duke e drejtuar motoçikletën kur u godit nga vetura.

Një sinjalizues ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen qytetarë të shumtë që i janë afruar të lënduarit, për t’i ofruar ndihmë.

Në vendngjarjes shihet se ende nuk ka dalë policia e as ekipi mjekësor.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast./Gazeta Sinjali/