image Vetura godet motoçikletën, vdes 32 vjeçarja në Shkodër

Rajon

Siguri/ Vetura godet motoçikletën, vdes 32 vjeçarja në Shkodër

news image

Një 32 vjeçare ka vdekur pasi një veturë e goditi motoçikletën që ajo po drejtonte në rrugën Velipojë – Shkodër.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Shkodrës.

Policia bëri të ditur se Siljana Uldedaj vdiq në Spitalin Rajonal të Shkodrës, si pasojë e plagëve që mori në aksident.

Media në Shqipëri raportojnë se shoferi i makinës që e shkaktoi aksidentin është shkodrani A.U. 28 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Gazeta Sinjali/