Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Policia e Kosovës, ku kanë njoftuar se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person.
“Sot reth orës 14:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, thuhet në përgjigjen e policisë.