Një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe zyrtarët policorë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë thënë se këmbësori është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjali.