Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi që të njëjtit janë goditur nga një veturë, sot në kryqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga burimet e emergjencës, Sinjali mëson se si pasojë e aksidentit këmbësoret kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë./GazetaSinjali/