image Vetura godet biçiklistin në Gjakovë, dërgohet për ndihmë mjekësore

Kosovë

Aksident/ Vetura godet biçiklistin në Gjakovë, dërgohet për ndihmë mjekësore

news image

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti tek rreth rrotullimi në Gjakovë para pak minutave. Nga aksidenti mes një veture dhe një biçiklete i lënduar ka mbet ngasësi i biçikletës, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, ka thënë se i lënduari gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Policia e Kosovës në Gjakovë ka marrë informacionin për një aksident komunikacioni në ora 19 e 30 në rrugën “Bujar Roka” saktësisht tek rreth rrotullimi. Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një biçiklete, ngasësi i biçikletës ka marrë lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë”