Vetura ka shkelur një këmbësor në rrugën “Bajram Kelmendi” sot në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30, në rrugën “Bajram Kelmendi” ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekesor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Gazeta Sinjali/