image Policia mbi ligjin/Vetura zyrtare vozit mbi 100km/h, aty ku lejohet vetëm deri 50km/h

Siguri

Policia mbi ligjin/Vetura zyrtare vozit mbi 100km/h, aty ku lejohet vetëm deri 50km/h

news image

Mbrëmjen e sotme një veturë e Policisë ka tejkaluar limitin e lejuar të shpejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka xhiruar në lëvizje veturën e Policisë, në Bresje, Fushë-Kosovë, ndërsa shihet qartë shpejtësia.

Gjithashtu, sinjalizuesi ka thënë se në këtë rrugë lejohet vetëm deri në 50km/h, derisa vetura e Policisë së Kosovës po voziste mbi 100km/h.

Po ashtu, vetura e Policisë nuk i ka pasur të ndezur sinjalizuesit e urgjencës, në rast se ka pasur diçka të tillë. /Gazeta Sinjali/