image Vetura e policisë tejkalon në vijë të plotë (FOTO)

Siguri

Vetura e policisë tejkalon në vijë të plotë (FOTO)

news image

Rregullat e komunikacionit shpeshherë shkelen nga qytetarët të cilët në shumicën e rasteve gjobiten nga policët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse zyrtarët policorë janë të thirrur për monitorimin e këtyre rregullave, në disa raste po janë vetë ata të cilët shkelin këto rregulla.

Në një foto të dërguar nga një sinjalizues në adresë të Gazetës Sinjali, shihet vetura e policisë duke tejkaluar në vijë të plotë.

Sipas tij, fotografia është realizuar të hënën në fshatin Meje të komunës së Gjakovës./GazetaSinjali/