image Vetura e Policisë lëviz pa drita të ndezura në Prizren

Sinjalizime

Vetura e Policisë lëviz pa drita të ndezura në Prizren

news image

Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës.

Mirëpo, një rregull i tillë siç duket nuk vlen në të gjitha rastet edhe për vetë ata që duhet të kujdesen për sigurinë në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një video, ku shihet se një veturë e Policisë së Kosovës në Prizren me targa POLICE – 153 -06, sipas tij ka vozitur sonte në mbrëmje, rreth orës 21:05, pa pasur dritat e ndezura.

/GazetaSinjali/