image Një këmbësor goditet nga vetura në Drenas

Siguri

Një këmbësor goditet nga vetura në Drenas

news image

Një person është lënduar për shkak se është goditur nga një veturë, sonte rreth orës 20:20, në fshatin Zabel i Ulët, në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 20:20, është pranuar informata se në fshatin Zabel, komuna e Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Borovci bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./GazetaSinjali/