Një këmbësor është lënduar si pasojë e goditjes që ka marrë nga një veturë në rrugën “Enver Maloku” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se këmbësori është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/