Kohëve të fundit Sinjali ka raportuar për shumë raste të shkeljeve të rregullave në trafik nga veturat zyrtare, duke rrezikuar kështu komunikacionin.
Një shkelje e tillë është bërë edhe sot në orët e mbrëmjes, nga një veturë me targa diplomatike, ku është parkuar në mes të zebrave te rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se si vetura me targa 25-CD-202 ka zënë të gjithë hapësirën në të cilën janë të supozuar që të kalojnë qytetarët.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/