Rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova ia kanë mësyer Shqipërisë të premtën dhe të shtunën, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndër ta, ka pasur edhe persona që këtë vizitë e kanë realizuar me vetura zyrtare.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar video ku shihet se si një veturë zyrtare është duke u kthyer për në Kosovë.
Sipas tyre, videoja është realizuar sot në rrugën e Kombit, në Milot./Gazeta Sinjali/