image Vettingu dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Kurti: Morëm dritën jeshile nga Komisioni i Venecias

Politikë

Vettingu dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Kurti: Morëm dritën jeshile nga Komisioni i Venecias

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur një konferencë para mediave.

Kurti bashkë me Haxhiun, kanë njoftuar se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritë jeshile, Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar me Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial, e nisim me mekanizma të jashtëm, të pavarur nga çdo ndërhyrje. Sot jemi këtu për të prezantuar Vettingun dhe konfiskimin e  pasurisë së pajustifikueshme”, tha Kurti para mediave.

Sipas të parit të Qeverisë, të dy këto janë vlerësuar lartë nga Komisioni i Venecias, pasiqë iu është dhënë besimi profesional për të jetësuar reformën e premtuar.

Të dy këto të vlerësuara lartë nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin profesional, për të jetësuar reformën e premtuar. Komisioni i Venecias na bind që reformat janë adekuate dhe në pajtim me politikat e shteteve demokratike“, është shprehur kryeministri Kurti.

/GazetaSinjali/