image Inspektorët e kryeqytetit në aksion, konfiskojnë edhe në tregje

Ekonomi/ Inspektorët e kryeqytetit në aksion, konfiskojnë edhe në tregje

news image

Inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë dalë sot për inspektime dhe konfiskime në biznese të ndryshme në qytet.

Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri i cili tha se këto aksione po zhvillohen sidomos në tregjet e kryeqytetit.

“Inspektime e konfiskime në pjesë të ndryshme të qytetit, sidomos në hapësirat rreth tregjeve. Përmbajuni rregullave”, ka shkuar ai në Facebook, ku ka postuar disa pamje nga ky aksion.

Në fotografitë e publikuara shihet se si inspektorët po konfiskojnë produktet e vendosura jashtë dyqaneve./Gazeta Sinjali/