image Policia e arreston një person në Malishevë, i gjen armë në veturë

Siguri

Policia e arreston një person në Malishevë, i gjen armë në veturë

news image

Policia ka patrulluar dje rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, me ç’rast është arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Arsyeja e arrestimit të tij, sipas burimeve të Gazetës Sinjali është për shkak se gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thikë ushtarake, një shufër gome dhe një palë dylbi.

Gazeta Sinjali nga burimet brenda policisë merr vesh se pas intervistimit i dyshuari është liruar.

/Gazeta Sinjali/