image Policia arreston një person në Gjakovë, i konfiskohet armë dhe 11 plumba - Sinjali

Policia arreston një person në Gjakovë, i konfiskohet armë dhe 11 plumba

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që të njëjtit i është gjetur arma e llojit CZ dhe 11 plumba, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga informatat e policisë i dyshuari është kontrolluar në rrugën “Dergut Vokshi”, afër shtëpisë së tij.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të tij rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./GazetaSinjali/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shpërndaje artikullin