Një mjek në Klinë është vetizoluar bashkë me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient të dyshuar me covid-19, njofton Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme, mjeku është hasur nga Policia e Kosovës duke punuar në klinikën e tij private, veprim ky i cili bie në kundërshtim me vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./GazetaSinjali/