image Reshjet e shiut vështirësojnë trafikun në rrugët e Klinës – VIDEO

Kosovë

Reshjet e shiut vështirësojnë trafikun në rrugët e Klinës – VIDEO

news image

Në redaksinë e Sinjalit sot është dërguar një video nga një zonë e Komunës së Klinës, ku shihet se rruga është në gjendje të keqe si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur ditën e sotme.

Përveç kësaj në pamje shihet se edhe një gyp, shumë afër rrugës kryesore ka dalë nga sistemi, e që po e shton edhe më shumë nivelin e ujit në rrugë.

Sipas sinjalizuesve, kjo gjendje ndodhë çdo herë pas reshjeve të shiut dhe që sigurisht se e vështirësojnë komunikacionin dhe rrisin mundësinë e aksidenteve.

/GazetaSinjali/