image Shifrat e fundit në Klinë, udhëheq AAK-ja - Sinjali

Shifrat e fundit në Klinë, udhëheq AAK-ja

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për votat e numëruara deri më tani në komunën e Klinës.

Nga 81.52% të votave të numëruara, në Klinë po prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, me 6 mijë e 117 vota, apo 43.58%.

Pas Elezajt renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci, me 3 mijë e 671 vota, apo 26.15%.

Në vendin e tretë renditet Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 2 mijë e 758 vota, me 19.65%.

Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Dragidella renditet e katërta me 1 mijë e 491 vota, apo 10.62%.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: