image Vetizolohet Ardian Gjini, pati kontakt me një familjar të infektuar me koronavirus
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Vetizolohet Ardian Gjini, pati kontakt me një familjar të infektuar me koronavirus

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar se është në vetizolim pasi një anëtar i familjes së tij është infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjini përmes një prononcimi për media tha se ai ka dalë negativ, por nëna e tij është infektuar me koronavirus, duke shtuar tutje se që një javë gjendet në vetizolim.

“Vetë jam në izolim pasi një anëtar i familjes ka dalë pozitiv. Unë vetë kam dalë negativ por nëna ime ka dalë pozitiv por prej një jave jam në vetizolim pasi nuk e di nëse e kam apo mund ta marr virusin në çdo moment”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kreu i Gjakovës theksoi se Spitali i Gjakovës ende nuk ka arritur kapacitete maksimale por sipas tij si te shumica e komunave, edhe në këtë spital ekziston problemi me furnizimin e me oksigjen.

“Ka pasur raste kur njerëzit në mënyrë private janë angazhuar për të siguruar disa litra oksigjen pasi spitali kishte shpenzuar edhe litrat e fundit”, tha Gjini. /Gazeta Sinjali/