image AAK-ja refuzon ftesën për takim me Kurtin

Politikë

AAK-ja refuzon ftesën për takim me Kurtin

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se përgjigjja zyrtare e partisë i është dërguar Kurtit, duke theksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i njëjtë me atë të datës 26 qershor.

Në një letër publike, Gjini ka thënë Aleanca është e gatshme të ndihmojë në kuorum për zgjedhjen e presidentit po që se Kurti i pranon gjashtë pikat e ofertuara nga AAK-ja.

“Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për formimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë. Kjo ofertë ka për qëllim që ta shtyjë përpara zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe, njëkohësisht, të mos e dërgojë vendin edhe njëherë në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Aleancës dërguar Kurtit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/