image Vetëvritet një grua në Zubin Potok, këto janë dyshimet e para

Siguri

Vetëvritet një grua në Zubin Potok, këto janë dyshimet e para

news image

Gjendja e shkaktuar nga Covid-19 ka ndikuar tejmase shumë në gjendjen psiqike të qytetarëve, çka ka shkaktuar që numri i rasteve të vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve të rritet, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se një rast i vetëvrasjes ka ndodhur në fshatin Zupq të Zubin Potokut, ku një femër ia ka marrë vetes jetën, me anë të konsumimit të preparateve kimike apo helmeve të panjohura.

Nga burimet e Gazetës Sinjali bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

Burimet e afërta me familjen e viktimës bëjnë të ditur se djali i saj ka deklaruar se viktima ka vuajtur nga sëmundje psiqike.

/Gazeta Sinjali/