image Vetëvendosje uron Fitër Bajramin

Kosovë

Aktualitet/ Vetëvendosje uron Fitër Bajramin

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e shënimit të festës së Fitër Bajramit.

Me këtë rast, kjo parti ka uruar mbarësi dhe që bajrami tjetër të na gjejë në rrethana shumë më të mira.

“Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit islam, duke iu dëshiruar festë të qetë e mbarësi, duke shpresuar që Bajrami i ardhshëm të na gjejë në rrethana tjera festimi, shumë më të mira për vendin e qytetarët, të zakonshme për festën e Bajramit”, thuhet ndër të tjera në urimin e kësaj partie.

Po ashtu, kjo parti ka porositur që të ketë ndjeshmëri dhe domosdoshmëri për të ndihmuar të varfërit, çka thotë se shënon kjo festë.

“Si përherë, festa e Fitër Bajramit shënon fundin e rrugëtimit njëmujor të prirë nga mishërimi me gjendjen e përditshme të tjetrit, me shtimin e ndjeshmërisë për nevojtarët e të varfërit dhe domosdoshmërinë për t’iu ardhur në ndihmë”, thuhet në urim./Gazeta Sinjali/

Urimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

URIME FITËR BAJRAMI!

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Fitër Bajramit.

Pas mësimeve që na jep muaji i shenjtë i Ramazanit për dëlirësi e solidaritet, qëndrueshmëri e vetëpërmbajtje ndaj sprovave të përditshme, sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.

Si përherë, festa e Fitër Bajramit shënon fundin e rrugëtimit njëmujor të prirë nga mishërimi me gjendjen e përditshme të tjetrit, me shtimin e ndjeshmërisë për nevojtarët e të varfërit dhe domosdoshmërinë për t’iu ardhur në ndihmë.

Skamja dhe begatia janë dy anë të së njëjtës medalje, të cilat i përbashkon porosia që kjo festë përçon, shtrirja e dorës së solidaritetit dhe ngritja e kësaj shtrese drejt mirëqenies së përbashkët dhe për gjithë.

Sivjet, Fitër Bajramin do ta festojmë më ndryshe se herët tjera. Përballja me pandeminë kudo në botë e ka bërë të pazakontë jetën. Por edhe kjo përmbajtje për hir të mirëqenies kolektive kuptimëson akoma më shumë këtë festë dhe lartëson edhe më shumë çdo besimtar.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit islam, duke iu dëshiruar festë të qetë e mbarësi, duke shpresuar që Bajrami i ardhshëm të na gjejë në rrethana tjera festimi, shumë më të mira për vendin e qytetarët, të zakonshme për festën e Bajramit.