image Vetëvendosje për herë të parë do të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë - Sinjali

Vetëvendosje për herë të parë do të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë

news image

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri, ka njoftuar sot përmes një konference për media se do të prezantojë dy kandidatët e parë nga dy zona zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, që do të mbahen më 25 prill, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është hera e parë që LVV-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.

“Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më herët kreu i VV-së, Albin Kurti ka thënë se qendra në Shqipëri është autonome në vendimin e saj nëse dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri apo jo.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin