image Vetëvendosje në Shqipëri: Nuk qëndrojmë prapa gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Shqipëri

Vetëvendosje në Shqipëri: Nuk qëndrojmë prapa gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

news image

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri përmes një postimi në Facebook thonë se nuk qëndrojnë prapa gazit lotsjellës që është hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviqit në Korçë.

Në postim thuhet se aksioni i mbrëmshëm nuk është organizuar nga ky subjekt.

Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviqit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”.

/GazetaSinjali/