Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka bërë të ditur se ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës për qeverisje në këtë komunë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga vet kryetari i komunës, Alban Hyseni.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka thënë se ishin tre vendime të cilat u bënë shkaktarë për ndërprerjen e këtij bashkëpunimi.
Sipas tij, vendimet e konstatuara si të kundërligjshme dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen dhe anulohen pa alternativë.
Postimi i plotë: