image Vetëvendosje mohon se i kërkoi koalicion PDK-së: Edhe sa herë duhet të gënjejë Kadri Veseli

Kosovë

Reagim/ Vetëvendosje mohon se i kërkoi koalicion PDK-së: Edhe sa herë duhet të gënjejë Kadri Veseli

news image

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka mohuar se kjo parti i ka kërkuar koalicion Partisë Demokratike të Kosovës.

“Edhe sa herë duhet të gënjejë Kadri Veseli që ta kuptoni Vetëvendosje-n”, ka deklaruar Manxhuka për Gazetën Sinjali.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte deklaruar se Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në.

Në anën tjetër edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti para disa ditësh kishte deklaruar se Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicon me PDK-në.

Në pyetjen se a do të ketë koalicon me PDK-në, Kurti u përgjigj me ‘Jo’, duke konfirmuar se nuk do të ketë koalicion me partinë e Kadri Veselit./Gazeta Sinjali/