Uran Halimi i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Komunën e Dragashit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës nga LDK-ja, Bexhet Xheladini.
Halimi është zgjedhur me 17 vota pro dhe 10 abstenime.
Postimi i plotë:
Me 17 vota Pro dhe 10 Vota Abstenim, Uran Halimi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal në Dragash.
Urime Uran, shëndet dhe suksese!
Kryetari i Komunës së Dragashit
Bexhet Xheladini