Glauk Konjufca nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit, përkundër që LDK po e vlerëson si kusht të patejkalueshëm për arritjen e marrëveshjes së koalicionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se Konjufca nuk ka plan në asnjë mënyrë që të jap dorëheqje.
‘’Jo ne e kemi demantuar lajmin e pavërtetë në media, Konjufca nuk do të japë dorëheqje’’, ka deklaruar ai për Gazetën Sinjali.
Në fakt posti i kryeparlamentarit pas emërimit të Konjufcës është bërë mollë sherri mes LDK-së dhe VV-së.
Në ofertën e fundit që LDK i kishte bërë VV-së, partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa kishte kërkuar që posti i kryeparlamnetarit t’i takojë LDK-së të paktën deri në zgjedhjen e presidentit. Pasi kandidati për president të propozohet nga LDK, atëherë VV ta zgjidhte përsëri kryeparlementar një person partiak.
Glauk Konjufca është zgjedhur në krye të kuvendit me 78 vota pro. Për zgjedhjen e tij kishin votuar pro edhe deputetët e LDK-së.
Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, ka dërguar mandatarin për krijimin e qeverisë tek presidenti, duke bërë që Albin Kurtit t’i fillohet numërimi i 15 ditëve për krijimin e qeverisë./Gazeta Sinjali/