image Vetëvendosje: Koalicioni qeverisës përmes manipulimeve po tenton t`i kontrollojë zgjedhjet

Politikë

Vetëvendosje: Koalicioni qeverisës përmes manipulimeve po tenton t`i kontrollojë zgjedhjet

news image

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka paraqitur pakënaqësitë për përzgjedhje të kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në krye të ekzekutivit të KQZ-së është emëruar Burim Ahmetaj, i cili deri më tani ka qenë shef i Qendrës për Numërimin e Votave dhe Rezultateve.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se pas dorëzimit të dokumenteve nga kandidatët për këtë pozitë është vendosur që të ndryshohet udhëzimi administrativ që ka të bëjë me zgjedhjen e panelit që bënë përzgjedhjen e kandidatëve, veprime të cilat i cilësoi si përpjekje të koalicioneve për të marrë në dorë ndërmarrjet publike, raporton Gazeta Sinjali.

“Ky proces ka filluar në fund të qershorit me hapje të konkursit dhe për shkak të procedurave dhe gjendjes me COVID 19 janë bërë zvarritje por që kanë qenë të arsyeshme, ajo që ka qenë më e rëndësishmja është se në procesin e përzgjedhjes PAS shpalljes së konkursit dhe pas dorëzimit të dokumenteve nga kandidatët në KQZ për arsye politike, është ndryshuar udhëzimi administrativ që ka të bëjë me zgjedhjen e panelit brenda KQZ-së që bënë përzgjedhjen edhe propozimin e kandidatit të përzgjedhur” .

“Këto janë përpjekje të këtij koalicioni qeverisës që bashkë me PDK-në që t`i marrin të gjitha pozitat në institucionet dhe ndërmarrjet publike” përfundoi Kurteshi.

Ndërkaq, Alim Rama, anëtar në KQZ, ka thënë se përzgjedhja e Ahmetajt është rrezik kryesor për zgjedhjet./Gazeta Sinjali /