image Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar në Tiranë

Rajon

Reagim/ Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar në Tiranë

news image

Protesta kundër rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë eskaloi kur në orët e para të mëngjesi të sotëm filloi rrënimi i tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj proteste, policia shqiptare arrestoi disa protestues, në mesin e tyre edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Andaj, kjo parti ka kërkuar lirimin e tyre të cilët, sipas VV-së, janë ndalur në mënyrë të jashtëligjshme.

“Të lirohen aktivistët që protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar Pas protestës kundër aktit të paligjshëm e kriminal të shtetit ndaj trashëgimisë kulturore historike në shkelje të Kushtetutës dhe pikërisht gjatë pandemisë, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kërkojnë lirimin e personave të ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivistët e LVV Shqipëri njoftohet se janë zhvendosur pranë komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, aty ku po mbahen: Boiken Abazi, Kastriot Qema, Flamur Dardeshi si dhe disa persona të tjerë për të cilët, VV-ja thotë se Policia e Shtetit refuzon të japë informacion.

“I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë qytetarët që po mban në qeli. Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e drejtë e patjetërsueshme prej asnjë arbitrariteti”, përfundon reagimi./Gazeta Sinjali/