image Vetëvendosje dorëzon në Gjykatën Supreme ankesën per votat e diasporës

Kosovë

PZAP/ Vetëvendosje dorëzon në Gjykatën Supreme ankesën per votat e diasporës

news image

Zyrtarët e Levizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Prashtresa, ku ishte hedhur poshtë kërkesën e kësaj partie për numërimin e votave nga diaspora.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Nazliu Bala.

 “Sot Lëvizja VETËVENDOSJE dorëzoi në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së”, ka deklaruar Bala.

E nga VV, presin që në një afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës.

“Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e VV’së.

Kujtomë, se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dje ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4639 zarfeve me fletëvotime të diasporës, të cilat ndonëse nga vendet përkatëse u nisën para ditës së zgjedhjeve, në Kosovë kanë arritur pas 6 tetorit./Gazeta Sinjali/