image Ngjarje e rëndë në Gjakovë: 17-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Siguri

Ngjarje e rëndë në Gjakovë: 17-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

news image

Një ngjarje tragjike ka tronditur Gjakovën sonte rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fshatin Rogovë të kësaj komune, një 17-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvarur.

Ai është gjetur nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spitalin regjional të Gjakovës, mjekët e të cilit e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Gjakovës.

“Mund të konfirmojmë se një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Rugovë. Ai është dërguar në spital, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. 17-vjeçari dyshohet se është vetëvarur”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Kujtojmë se kohëve të fundit është rritur numri i vetëvrasjeve te të rinjët.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për një 19-vjeçare e cila më 17 tetor të këtij viti është varur në degën e një lisi, 300 metra larg shtëpisë së saj në Kamenicë.

Një i ri, po 19-vjeç i dha fund jetë së tij më 2 shtator të këtij viti në fshatin Studençan të Suharekës.

Ndërkaq, më 14 qershor, një 20-vjeçare vrau veten në Gllogjan të Deçanit./Gazeta Sinjali/